Gjermania e Franca urojnë Kurtin e Osmanin kërkojnë që sa më parë të krijohet qeveria

Gjermania dhe Franca përmes një komunikate të përbashkët pas zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë uruar , kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin nga LVV-ja dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin për rezultatin në këto zgjedhje. “Së bashku me BE-në ne do të mbështesim Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID 19”, thuhet në këtë komunikatë.
Dy shtetet janë shprehur të gatshëm që të mbështesin vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian./Gazeta inFokus/