LSDM: Shumica parlamentare është stabile

Shumica parlamentare dhe koalicioni qeverisës janë stabile dhe të përkushtuar në realizimin e qëllimeve dhe programeve – njoftojnë nga LSDM-ja, prej se PLD-ja njoftoi se dy deputetët, Monika Zajkova dhe Bobi Mojsoski, do të veprojnë si të pavarur.

“Si parti, vendimin e kemi marrë para shtatë muajve për të vepruar të pavarur në parlament, për shkak të prezantimit sa më të mirë të vlerave liberale dhe më shumë hapësirë për veprim të deputetëve tanë. Kjo për ne është një veprim demokratik dhe nuk lidhet me temat e politikës ditore. Lamë hapësirë të mjaftueshme për implementimin e këtij vendimi. PLD-ja si dhe deputetët edhe më tej do të vazhdojnë ta përkrahin Qeverinë, kurse kjo do të dëshmohet edhe me votëbesimin e Ministrave Lupço Nikolovski dhe Bojan Mariçiq” – thonë nga PLD-ja.

Nga LSDM-ja thonë se “PLD-ja ka të drejtë të vendos si e pavarur për qasjen e saj partiake në opinion, por kjo në asnjë mënyrë nuk ndikon në marrëdhëniet e koalicionit “ /KlanMacedonia