Zurich barazoi 1-1 sot në shtëpi kundër Sion dhe në fushë nga minuta e patë ishte edhe Fidan Aliti, mbrojtësi që ka luajtur edhe në Superiore me Skënderbeun.
Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në këtë duel, pasi qeni i bashkëshortes së presidentit të Zurich, Ancillo Canepa, mori skenën dhe pamjet nisin të qarkullonin në rrjet.
Qeni u fut në fushën e blertë dhe për një moment ndeshja u ndal, për të rinisur së shpejt. Arbitri i ndeshjes nisi të qeshte, kurse nga tribuna dikush zbriti dhe qeni u bind për t’u larguar nga fusha.