December 5, 2022

Shkarkohet sekretari i spitalit në Ohër, u vaksinua pa radhë

Drejtori i spitalit në Ohër sot do ta shkarkojë dhe suspendojë sekretarin e spitalit, i cili u vaksinua duke mos respektuar radhën e vaksinimit, i rregulluar sipas planit nacional për imunizim.

Ai u vaksinua në spitalin modular infektiv në Shkup, informon Zhurnal.

“Ministria e Shëndetësisë e dënon çdo keqpërdorim dhe shkelje të grupeve me prioritet të përfshirë në tre fazat e covid imunizimit. Tregojmë që askush që nuk është punonjës shëndetësor, i përfshirë në grupën e parë, nga faza e parë për imunizim, nuk guxon të vaksinohet. Ministria e Shëndetësisë apelon deri tek shtëpitë shëndetësore të cilat përgatitin listat për vaksinim dhe i dërgojnë deri tek sistemi nacional “Termini im”, se për mos respektim të planit dhe strategjisë për vaksinim, dhe për çdo keqpërdorim të procesit do të pasojnë sanksione të ashpra”, thonë nga MSH.//Zhurnal.mk