“Absolutisht nuk ka marrëveshje politike”, kështu kryeministri Zoran Zaev ka hedhur poshtë çdo mundësi që mosgjetja e biznesmenit dhe të akuzuarit në rastin “Target-Fortesa”, Sasho Mijallkov fsheh pas vetes një marrvëshje paraprake.
Ka deklaruar se kjo është rezultat i mënyrës së funksionimit të institucioneve dhe asaj që ai për vite të tëra e ka quajtur “regjim”.
Ndërkaq ka refuzuar të komentojë rastin, pasi siç thotë, nuk hetues.
“Mos pritni nga unë që të jap komente dhe hetim para mikrofonave. Unë edhe njëherë theksoj, edhe atë me shumë përgjegjësi dhe ashpër nga të gjitha institucionet, për shkak se prej përgjegjësi për rastin e tillë aty ku duhet të bëhet zbatimi i vetë Ligjit. Detajet i di tashmë publiku. Tashmë e di se është shqiptuar vendim nga Gjykata për arrest shtëpiak diku kah ora 18:30, MPB-ja menjëherë ka vepruar dhe personi nuk është gjetur në shtëpi apo në dy adresat ku është kërkuar”, tha Zaev, transmeton TV21.