December 10, 2022

Rritet numri i të infektuarve me Covid në Maqedoni, ja sa u regjistruan sot

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 813 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 509 kanë rezultuar pozitivë ose 18% e testeve të kryera. Po ashtu në 24 orët e fundit betejën me koronavirusin e kanë humbuar 9 persona. Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar edhe 354 pacientë