December 10, 2022

BDI Tetovë i ndez motorët për zgjedhjet lokale

Në vigjilie të zgjedhjeve lokale , Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë një mbështetje të fuqishme nga Dega më e madhe e këtij subjekti në Tetovë. Gjatë një mbledhjeje të Degës, ata kanë mbështetur fuqishëm liderin e partisë Ali Ahmetin ndërsa bashkërisht po bëhen gati për regjistrimin e popullsisë dhe zgjedhjet lokale.

Dega e Tetovës në krye me kryetarin Florin Besimi, ka mbajtur takim me degët, me Forumin e gruas, Forumin rinor të Degës ndërsa më pas do të vazhdohet të ketë takime edhe me gjithë nëndegët.

Dega e Tetovës do të vazhdojë të mbështet vendimet e Ali Ahmetit ashtu siç e ka mbështetur për zgjedhjet Parlamentare dhe qeverinë ashtu do të jap maksimumin për regjistrimin e popullsisë dhe zgjedhjet lokale./ts/