December 10, 2022

“Bixhozi fillimisht t’i merr paratë, ta merr fytyrën e në fund edhe familjen”

Ljupço Nikollovski – Fufo në “Klik Plus” rrëfeu për të kaluarën e tij në lidhje me lojërat e fatit dhe kamatën dhe bixhozin. Kur u pyet në lidhje me normat e interesit që huazuesit paguajnë për shërbimet e tyre, Nikollovski thotë se ato janë 10 përqind në ditë, dmth nëse merrni 10 mijë euro sot, nesër do të duhet të ktheni 11 mijë euro, por nëse vononi me pagesa për një muaj, duhet të ktheni 30 mijë euro.

“Nuk ka bixhoz që mund të shlyejë menjëherë atë që ka marrë hua. Po, në fillim isha në një situatë për të paguar menjëherë, por pas një koha e kisha vështirë t’i kthej paratë. Pastaj filloi tortura që pak persona mund ta durojnë. Në bixhoz humb para,, paratë e të tjerëve, pastaj humbet edhe fytyra, besimi dhe në fund humbet gjëja më e rëndësishme”, familja, tha Nikollovski.