December 2, 2022

Ministri Hoxha takohet me prodhuesit e qumështit

Takimin e sotëm me prodhuesit e qumështit e organizuam me qëllim që së bashku të analizojmë situatën aktuale në industrinë e qumështit. Në këtë takim prodhuesit e qumështit shprehën pikëpamjet, sugjerimet dhe idetë e tyre për përmirësimin dhe përparimin e këtij sektori.

Unë u bëra thirrje për qasje të plotë, të koordinuar përmes një procesi të përbashkët për krijimin e masave dhe politikave që së bashku do të kontribuojnë në zhvillimin më të madh të prodhimit të qumështit.

Gjithmonë do të mbetem i hapur për bashkëpunim me fermerë nga të gjithë sektorët. Kështu do t’i kapërcejmë sfidat përmes takimeve konstruktive ku të gjithë mund dhe duhet të shprehin mendimin e tyre. Vetëm fermerët e kënaqur kanë motiv shtesë për të zgjeruar prodhimin.

Zhvillimi është qëllimi ynë i përbashkët.