Ministria e Kulturës shpallë rezultatet e programit vjetor

Ministria e Kulturës ka shpallur rezultatet e konkurseve vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për këtë vit. Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, nuk ka dhënë shifra sa i takon përqindjes së shpërndarjes së buxhetit prej 11 milionë eurosh, përfshi edhe projektet shqiptare, duke theksuar se opinioni mbetet të gjykojë në bazë të rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të ministrisë.

Ajo njëherit theksoi se konkurset e mëparshme, kanë humbur sensin e garimit, ndërsa tha se edhe institucione nacionale kanë pasur lëshime në dokumentacion.

“Një numër i madh i shfrytëzuesve të tjerë, por edhe i institucioneve nacionale, kishin aplikime joadekuate dhe të paplotësuara plotësisht. Po ashtu patjetër duhet të punojmë në vetëdijesimin e përbashkët të llogaridhënies për harxhimin e çdo denari. Do të doja ta theksoj edhe aftësinë e një pjese të shfrytëzuesve që për arsye të ndryshme, ndonjëherë legjitime e ndonjëherë jo, janë aftësuar nëpër vite si ta manipulojë konkursin, duke gjetur zbrazëtira në sistem për shembull, njëherë paraqiten si autorë, herën e dytë si redaktorë, herën e tretë si konsultantë, herën e katërt si pjesëmarrës në manifestim, herën e pestë si anëtar të zhiro-komisioneve, herën e gjashtë në projekt grupor, thënë thjesht njerëz të njëjtë e konkurrojnë vetveten dhe kështu konkursi e ka humbur sensin e garimit.”,- tha ministrja e Kulturës, Irena Stefovska./Tvm2