December 5, 2022

Ademi: Alternativa gjatë 2 viteve në qeveri nuk tha asnjë fjalë për rastin “Monstra”

Sot në emisionin “Rruga Drejt”, i pyetur se a ndjen përgjegjësi që të akuzuarit e rastit „Monstra“ u dënuan me dënime drakonike, Arbër Ademi u përgjigj se BDI gjithmonë e ka kontestuar këtë proces gjyqësor dhe se është kërkuar rishikim i rastit.

“Kemi kërkuar lirim të atyre që janë privuar nga liria derisa ishin në gjykim, Ne kërkuam rishikim, ndodhi, kërkuam lirim të të akuzuarve ndodhi. Rigjykim po, sepse ai process paraprak nuk kishte kredibilitet” ka thënë Ademi.

Ndërsa Ademi ka thënë se Alternativa gjatë dy viteve në qeveri nuk ka thënë asnjë fjalë për rastin “Monstra”.

“Për dy vite në qeveri, nuk keni thënë asnjë fjalë për rastin “Monstra”, ndërsa tani në opozitë flisni” ka thënë Ademi, duke replikuar ndaj akuzave të Zejd Rexhepit, se BDI nuk ka bërë sa duhet për këtë rast./TetovaSot