December 10, 2022

Zaev i përgjigjet Zejdit: kur ishit bashk me mua në Qeveri pse nuk ndikuat per zbardhjen e rastit Monstra

Kordinatori i grupit parlamentar ASH-AAA, Skender Rexhepi – Zejd, ka parashtruar pyetje deputetësh në lidhje me rastin “Monstra” duke akuzuar qeverinë si fajtore për mos zbardhjen e rastit në fjalë.
Në përgjigjen e tij, kryeministri Zaev ka ironizuar me deputetin Rexhepi duke i kujtuar atij se në mandatin e kaluar kanë qenë bashkë në qeveri.

“Jam takuar me familjet e të dy palëve, të akuzuarve dhe të dëmtuarve. I kam dëgjuar. Por, në fund është gjyqësori ai që merr vendime. Pse atë vit kur keni bashkë me mua në pushtet, nuk keni bërë diçka? Sepse nuk është puna ynë. As punë e juaja, e as e imja. Kjo është punë e Prokurorisë Publike dhe e Gjykatës”, tha Zaevi duke u përgjigjur pyetjes së deputetit, Skender Rexhepi, transmeton gjurme.info.