Sot protestohet për “Monstrën”

Sot, me fillim prej ora 13:30 në Shkup do të protestohet kundër aktvendimit në rastin gjyqësor “Monstra”. Marshi protestues do të fillojë nga parku i Çairit, do të vazhdojë drejt Gjykatës dhe do të përfundojë para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Protesta u paralajmërua të martën, nga familjarët e të dënuarve në “Monstra”, pasi u shpall aktvendimi. Të akuzuarit Alil Demiri, Afrim Ismailoviç dhe Agim Ismailoviç janë dënuar me burg të përjetshëm, Haki Aziri me 9 vjet burg, Fejzi Aziri me 15 vjet burg, ndërkaq Sami Luta është liruar nga dënimi./TV21