Zaev: Hapëm rrugën që drejtësia të vijë sot

Ka reaguar edhe Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev pas Aktvendimit për rastin “Target-Fortesa” ku gjithsej u shqiptuan 67 vite burg për të pandehurit, mes tyre edhe Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska etj.

Ja postimi i plotë në Facebook:

“Ne kemi hapur rrugën që drejtësia të vijë sot. Qytetarët, shteti, institucionet dhe sistemi – kjo jemi ne. Të gjithë ne, secili prej nesh sot mund të ketë më shumë paqe për veten, në vetvete. Sepse kur ka drejtësi ka paqe!

Sistemi gjyqësor është një qeveri e pavarur dhe sot ne shohim se ka të gjitha rrethanat për të kryer një hetim pa ndikim dhe për të organizuar një procedurë ndjekëse dhe gjyqësore në të cilën zbatohen vetëm provat dhe dispozitat për një gjykim fer dhe të drejtë, për të gjithë pa përjashtim.

Kjo është mënyra në të cilën të gjitha rastet e krimit të organizuar duhet të kryhen dhe të përfundojnë, si dhe krimet kundër Kushtetutës.

Koha e pandëshkueshmërisë dhe privilegjeve të aktorëve kriminelë mbeten në histori.”-shprehet Zaev.