BE-ja për zgjedhjet në Shqipëri: Kandidatët për deputetë duhet të jenë njerëz me integritet

Josep Borell, zëvendëspresident i Komisionit Europian, në një konferencë për shtyp, tha se Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e Reformave por se në listat e kandidatëve për deputet duhet të kenë persona me integritet të lartë. Ai theksoi se të gjitha palët politike prioritet duhet ta kenë integrimin në BE.

Borell tha se Shqipëria është një partner kyç për BE-në dhe një shembull për rajonin.

“Ne përgëzuam Shqipërinë për këmbënguljen për të ecur përpara me reformën, në veçanti për shtetin e të drejtës. Inkurajojmë Shqipërinë të vazhdojë me këto reforma, sepse janë për të mirën e Shqipërisë. Në zgjedhjet e 25 prillit, theksojmë që emrat e kandidatëve të jenë me integritet, është një nga aspektet kyçe, ne kemi një mesazh për të gjitha palët politike, integrimi në BE duhet të jetë një objektiv i të gjithëve, polarizimi i skajshëm nuk është i mirë dhe nuk është në interesin e shqiptarëve, por presim që të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare pas kuadrit negociues”, theksoi Borell.

Burimi: Top Channel

A.B.