Dita e diel ditë pune vetëm për 36 biznese

“Propozim-ligji shumë shpejtë do të publikohet në ENER në mënyrë që të gjithë qytetarët të mund të komentojnë dhe të japin vërejtjet e tyre”, ka thënë ministrja Shahpaska, ndërsa ka shtuar se nga 34 bizneset fillestare që do të duhet të punojnë ditën e diel, tanimë janë 36 aktivitete, ose dy më shumë sesa ishte parashikuar më parë.

Projektligji që shpall ditën e diel ditë jopune është në fazën e saj përfundimtare dhe negociatat e fundit vijojnë për atë që, cilën ditë punëtorët që do të punojnë të dielave – ta përdorin si ditë pushimi pushimit dhe kompensimin si një detyrim ligjor i punëdhënësve. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, pret që propozimi të shpallet në ENER brenda një kohe shumë të shkurtër. “Jemi në rrugë të duhur për ta finalizuar propozim-ligjin. Tani më tre muaj kemi debatuar me të gjithë aktorët e interesuar që i përfshinë ky ligj. Aktualisht është duke u diskutuar për punëtorët që do të punojnë të dielën dhe se kur do ta shfrytëzojnë ditën e tyre të pushimit brenda javës, qoftë të hënën apo të shtunën. Por që duhet t’ju takoj dhe pagesë shtesë. Propozim-ligji do të publikohet në ENER në mënyrë që të gjithë qytetarët të mund të komentojnë dhe të japin vërejtjet e tyre”, ka shtuar ajo. Sipas saj, nga 34 bizneset fillestare që do të duhet të punojnë ditën e diel, tanimë janë 36 aktivitete, ose dy më shumë sesa ishte parashikuar më parë.