September 21, 2021

Hasani: Vaksina kineze do të vijë shumë shpejt

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani deklaroi se dozat e vaksinës kineze në vend pritet të vinë shumë shpejt. Në intervistë për emisionin “Magazin”, Hasani deklaroi se paradhënia shtetërore është kthyer nga kompania kineze e vaksinave për shkaqe sigurie. Megjithatë, datë të saktë për arritjen e vaksinave nuk ka.

“Ata do të vinë shumë shpejt. Paradhënia është kthyer për shkaqe të sigurisë deri sa nuk përfundohen të gjitha detajet sa i takon dokumentacionit. Sinqerisht presim që vaksinat të vinë shumë shpejt, ashtu siç është premtuar, sepse në këtë pandemi, e dini se asgjë nuk vlen më, as marrëveshjet nuk vlejnë. Data nuk mund të definohet sepse në këtë fazë nuk vlejnë as marrëveshjet ndërkombëtare dhe aq më pak fjala e thënë dhe fjala e dhënë”, shtoi Hasani.

Vendi duhet të marrë 200 mijë doza të vaksinës kineze Sinofarm.