Lidhen marrëveshjet me shtatë fermerë në Resnjë për furnizim me mekanizëm bujqësor

Ministri i Bujqësisë Arјanit Hoxha, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikica Baçovski dhe Kryetarin e Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski, solemnisht ndanë kontratat për furnizim me mekanizëm bashkangjitës bujqësor për shtatë fermerëve të suksesshëm nga rajoni i Resnjës. Hoxha njofton se fondet për këtë janë siguruar përmes Programit IPARD. Vlera e prokurimit është 65,000 euro.

“Kostot e pranueshme të investimeve për prokurimin e amortizuesëve, kosave, thikave për makinat bluarëse, frezave, platformave me ngritje hidraulike, rimorkio me agrobar, kuti eko për ruajtjen e frutave, grumbullues elektrik dhe mekanizma të tjerë që ua lehtësojnë dhe modernizojnë prodhimi fermerëve. Ky është vetëm fillimi i mbështetjes që shteti po u jep fermerëve, drejt arritjes së qëllimit, e që është Politika e Përbashkët Bujqësore Evropiane, ku mbështetja për agro-kompleksin është në qindra miliona euro. Nga dita në ditë ne jemi duke ecur në mënyrë stabile drejt arritjes së madhe për bujqësi vendore moderne me prodhime konkurrues që aspirojnë BE-në”, shkruan ministri Arјanit Hoxha në profilin e tij në “facebook”.