December 9, 2022

Ndërpritet nga policia dasma me 300 të ftuar

Në fshatin Bansko në Strumicë, dje policia ka ndërprerë dasmë me 300 të ftuar, që është në kundërshtim me masat anti-Covid.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme paralajmërojnë edhe kallëzime penale pas zbardhjes së plotë të rastit.“Pas denoncimit, nëpunës policor të SPB Strumicë kanë kryer kontroll në fshatin Bansko, Strumicë, pas çfarë është konstatuar se D.I.(57) dhe A.I.(54) nga fshati Bansko kanë organizuar dasmë për birin e tyre E.I.(26), në të cilën kanë marrë pjesë 300 mysafirë”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.