Në burgun e Kumanovës u shënua fillimi zyrtar i regjistrimit të popullsisë. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, deklaroi se, bazuar në vëzhgimin që ka bërë, gjithçka zhvillohet sipas ligjit dhe standardeve evropiane. Regjistrimi sot fillon edhe për pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë së Veriut, nëpunësit e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të vendit tonë në botë, për të pastrehët si dhe për diasporën në mënyrë elektronike.
“Të ndërpritet me politizimin e regjistrimit dhe kontestimin e tij. Përkundrazi të gjithë të bashkohen dhe të dërgojnë mesazhin që qytetarët të bashkohen dhe ta realizojnë regjistrimin”, deklaroi ministri Mariçiq.
Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës Apostoll Simovski u pyet për pengesa eventuale në faqen elektronike të regjistrimit për të cilën ka pasur ankesa. Sipas tij, regjistrimi elektronik i diasporës zhvillohet pa probleme dhe se problemet eventuale do të eliminohen. Sipas Simovskit, interesimi i diasporës për t’u regjistruar që në ditën e parë është i lartë.
“Informatat e mia janë se aplikacioni është i qasshëm dhe njerëzit regjistrohen. Është shumë e thjeshtë dhe është në web faqen tonë dhe deri tani kemi informacione se kemi regjistrim të vazhdueshëm nga shtetasit tanë që jetojnë jashtë vendit”, Apostoll Simovski, drejtor i Entit Shtetëror të Statistikës.
Regjistrimi elektronik do të jetë i hapur deri më 21 prill.
A.B.