Në 24 orët e fundit janë regjistruar 234 raste të reja me COVID-19, nga gjithsej 1208 teste të bëra. Shkupi kryeson për nga numri i të prekurve, ndërkaq pas tij janë Kumanova dhe Tetova. Numri i personave të shëruar gjatë 24 orëve të fundit është 274. Betejën me virusin Korona e kanë humbur 7 persona.
Për momentin numri i rasteve aktive është 8369. Ditëve të fundit, te afër 70% e rasteve të të prekurve është konstatuar lloji i virusit britanik. Ky variant i virusit nuk karakterizohet nga simptoma plotësuese ose më të rrezikshme por cilësohet si më infektues.