Çfarë i tha Skender Hyseni Abdulla Hotit në vesh tek Trampi

Një fotografi ishte bërë bujë nëpër rrjetet sociale ku shihej Avdullah Hoti e Skënder Hyseni gjatë zhvillimit të takimit në SHBA, ku edhe u nënshkruan disa marrëveshje. Kjo fotografi u përhap mjaft në internet dhe në rrjetet sociale duke u shëndërruar në një nga fotografitë me ilustrim humoristik mjaft të madh. Megjithatë,
Hyseni në këtë fotografi shihej duke i thënë diçka në vesh kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit. Ai në Rubikon tregoi se i tha Hotit që “ta ftojë presidentin Trump ta vizitojë Kosovën”.