









Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fton diasporën të shfrytëzojë mundësinë për regjistrim “online” sepse regjistrimin e tyre e konsiderojnë si të rëndësishëm dhe të patjetërsueshëm. Deputeti Halil Snopçe kërkoi që rrjeti diplomatik, tërësisht me të gjithë kapacitetin e tij të vendoset në shërbim të procesit të regjistrimit. Koalicioni deklaroi se është i njoftuar me pengesat me të cilat është përballë diaspora gjatë ditës së parë të regjistrimit.
“Të gjitha këto janë probleme që janë evidentuar gjatë ditës së djeshme. Në sigurisht pas disa ditësh do të dalim edhe me vërejtje të tjera pasi t’i përmbledhim të gjitha ato por është mirë që nga Enti Statistikor, siç e dëgjova zëvendësdrejtorin e Entit Statistikor i cili u zotua se disa gjëra do të përmirësohen sepse ka disa probleme teknike që janë në proces të zgjidhjes. Do të presim edhe dy ose tre ditë për shkak se kemi kohë dhe shpresojmë që ata të përmirësohen. Është e vërtetë se ka ankesa të shumta nga ana e qytetarëve”, deklaroi Halil Snopçe nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.