December 5, 2022

Kasami pret në takim ambasadoren e Gjermanisë: diskutuam për reformat në gjyqësor

Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe deputeti Fadil Zendeli ka pritur në takim ambasadoren e Gjermanisë në Shkup, znj. Anke Holstein, për të diskutuar mbi zhvillimet politike, përballjen e Qeverisë me krizën e shkaktuar nga koronavirusi, si dhe për anëtarsimin e vendit në strukturat euro-atlantike.

“Biseduam edhe për reformat që duhet të bëhen në gjyqësor, reformë kjo që garanton një shtet stabil për të gjithë qytetarët dhe konform standardeve evropiane. Edhe njëherë shpreha gatishmërinë e Lëvizjes BESA për të përkrahur çdo reformë që mundëson anëtarësimin e vendit në BE. Pa dyshim, Gjermania është një ndër shtetet kryesore të BE-së, andaj komunikimi i jonë është i vazhdueshëm dhe gjithmonë do të jetë në të mirën e vendit”, shkruan kreu i Besës, Kasami, në “facebook”.

A.B.