Në 24 orët e kaluara një total prej 297 personave të dyshuar dhe të konfirmuar me KOVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet kurse në qendrat tjera Kovid në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar për një total prej 425 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus të shtruar për trajtim.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se 28 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për KOVID-19 janë të shtruar në spitalin e Manastirit, 37 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit, 17 pacientë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 27 pacientë janë duke u trajtuar në Veles dhe 68 pacientë në Kumanovë.
56 pacientë janë shtruar në spital në Qendrën Covid në Ohër, 71 në Prilep, 6 në Qendrën Covid në Gostivar dhe në Strugë 18 pacientë.
21 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 7 në Koçan, 4 në Kërçovë, 45 në Kavadarci, 8 në Gjevgjeli dhe 13 në Dibër, pacientë pozitivë dhe të dyshuar për virusin korona.
“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirusin që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 722. Ka rreth 386 shtretër të zbrazët në qendrat kovid”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në mënyrë plotësuese, në Shkup ka 53 shtretër të lirë. Pacientët e shëruar gjatë ditës do të lirojnë shtretër shtesë.
“Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka një pasqyrë të situatës nëpër këto objekte dhe nëse është e nevojshme departamentet do të zgjerohen më tej”, shkruan në komunikatën e MSH-së.
A.B.