Grenell: Albin Kurti është anti-amerikan

Ish-emisari i Administratës së Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Grenell e ka quajtur Kurtin “majtist anti-amerikan”, që sipas tij ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA’së ndër vite, duke përmendur Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.
“ Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA’së që janë sygjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump”, ka shkruar Grenell. “Ai gjithmonë është anti-amerikan”, ka theksuar Grenell. Ish-emisari ndërkohë ka ftuar adminisrtatën e Joe Biden që ta ndalojë Kurtin.Marrëveshja për njohje reciproke Kosovë-Izrael është arritur si rezultat i ndërmjetësimit të presidentit amerikan, Donald Trump. Këto komente Grenell i ka bërë në rrjetin social Twitter.