December 1, 2022

​Edhe Austria fillon vaksinimin me AstraZeneca për mbi 65-vjeçarët

Banorët austriakë të moshës 65-vjeç e lart do të vaksinohen me vaksinën antiCOVID-19 të AstraZeneca, pavarësisht pretendimeve fillestare për mungesë të dhënash në lidhje me efikasitetin e saj midis të moshuarve, njoftuan sot autoritetet shëndetësore.

Vendimi vjen vetëm pak pasi Franca zgjeroi përdorimin e vaksinës për personat midis 65 dhe 75-vjeç.

“Aktualisht, bëhet fjalë për shpejtësi dhe ne e dimë që vaksina AstraZeneca është gjithashtu efikase midis personave të moshuar”, tha për gazetarët Michael Binder, drejtori mjekësor i Shoqatës së Spitalit të Vjenës.

Gjithashtu, sot, qeveria austriake tha se një shpërthim i variantit afrikano-jugor i COVID-19 në provincën Tirol do të luftohet nëpërmjet një vaksinimi masiv.

Burimi: ATSH

A.B.