Zëvendëskryeministri Artan Grubi e cilëson si lajm të mirë vendimin e Qeverisë për shpalljen e Malit Sharr zonë të mbrojtur.
“Qeveria e RMV-së mori vendim për shpalljen e Malit Sharr zonë të mbrojtur në kategorinë Park kombëtar. Ky vendim u miratua pasi që kjo zonë përmban vlera të larta biologjike e kulturore dhe përveç që i përmbush detyrimet kombëtare dhe ato ndërkombëtare për mbrojtje të diversitetit dhe biodiversitetit, gjithashtu mundëson dhe shfrytëzimin e potencialeve për zhvillim, përkatësisht ngjalljen e eko-turizmit”, shkruan Grubi në “facebook”.
Qeveria në seancën e fundit miratoi propozim-ligjin për shpalljen e një pjese të Sharrit, Park kombëtar.