62 deputetë votuan “për” në nismën e kryeministrit Zoran Zaev për votëbesimin e Qeverisë. Nuk kishte vota “kundër” dhe as “të përmbajtur” meqë opozita lëshoi sallen para votomit.
Kryeministri Zaev e inicoi votëbesimin e Qeverisë me sqarimin se konfirmimi i shumicës ishte i nevojshëm në kohën kur opozita deklaron se ka formuar shumicë të re. Kërkoi votim të menjëhershëm, pa debat.
Opozita më herët në seancë kundërshtoi procedurën në bazë të të cilës votimi parashihej të bëhej pa debat. Ata kishin kërkuar zbatimin e nenit të Rregullores që parashikon debat treditor.