Mali Sharr- Park nacional, anulohen koncesionet e hidrocentraleve

Nuk do të ketë hidrocentrale të reja në Malin Sharr. Këtë e siguroi ministri i Mjedisit, Naser Nuredeni, pasi Qeveria pranoi propozim-zgjidhjen ligjore për shpalljen e një pjese të malit si park nacional. Për koncesionet e lëshuara për hidrocentrale që nuk kanë filluar të ndërtohen, do të nisen negociatat për shkëputjen e tyre.

Nuredini njoftoi se do të hetohet nëse rrëshqitja e dheut në Leshnicë që shkatërroi gypin e sistemit kryesor të ujësjellësit që e la Tetovën pa ujë, është shkaktuar nga hidrocentralet.

Me miratimin e propozim-ligjit, Mali Sharr do të shpallet Park nacional i kategorisë së dytë, ndërsa zona e menaxhimit aktiv është gjysma e sipërfaqes së përgjithshme.

Mali Sharr përfshin territore nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Në Kosovë, Sharri për më shumë se 30 vjet është shpallur Park Nacional. Me shpalljen e Malit Sharr në Park Nacional gjithsej 13.2% e territorit të Maqedonisë do shndërrohet zonë e mbrojtur. Standardi evropian parasheh 20% e territorit të shpallet zonë e mbrojtur.

Burimi: Alsat

A.B.