MSH: Karantinë për vendet e Afrikës, nuk përjashtohet mundësia e masave të reja

Komisioni për Sëmundjet Infektive do të propozojë një karantinë të detyrueshme 14-ditore në shtëpi për njerëzit që vijnë nga të gjitha vendet e Afrikës. Ministria e Shëndetësisë njofton se deri më sot, prania e llojit të virusit në Afrikën e Jugut nuk është zbuluar në vend. Gjatë ditës së nesërme, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë do të analizojë mostrat e dy pacientëve pozitivë që u kthyen nga një udhëtim nga Zanzibar. Pacientët u shtruan në spital menjëherë pas simptomave të para të virusit SarsKov2.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive, në përputhje me situatën aktuale epidemiologjike dhe analizën e Institutit të Shëndetit Publik, nuk përjashtojnë mundësinë e miratimit të rekomandimeve për masa të reja në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të virusit KOVID-19. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet shëndetësore, siç janë mbajtja e maskës, mbajtja e higjienës së duarve dhe mbajtja e distances”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

A.B.