Ministri i Jashtëm Bujar Osmani shkruan se në publik janë shfaqur reagime lidhur me statusin dhe të drejtat e komunitetit bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këto reagime, shton ai, u theksuan edhe si një problem nga përfaqësues të caktuar zyrtarë të Republikës së Bullgarisë.
“Askush nuk duhet të kufizoj të drejtat e komunitetit Bullgar në vend, dhe veçantitë e tyre; përkundrazi, organizatat qytetare duhet të inkurajohen që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të përfshihen në të gjithë mekanizmat për realizimin e të drejtave të tyre kolektive. Përfaqësuesit e këtyre shoqatave, menjëherë duhet t’i kontaktojnë organet e regjistrimit, dhe të kërkojnë një grafë të veçantë brenda regjistrimit, me qëllim të përcaktimit të shpërndarjes kuantitative, demografike dhe gjeografike të këtij komuniteti të veçantë, gjë që do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në formimin e politikave të ardhshme të Qeverisë, të njësive përkatëse të vetëqeverisjes lokale dhe të vendit në përgjithësi”, shkruan Osmani në rrjetin social “facebook”.
A.B.