Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë përmes disa postimeve në Facebook ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 infermierë si pasojë e Covid-19. Infermierët që humbën jetën janë Nermim Vaço nga Mati, Lindita Peshku e cila punonte si infermiere e poliklinikës Nr1 e konsultorit të fëmijëve dhe infermiere Erjola nga Lushnja.
“Si pasojë e Covid-19, ditën e sotme është ndarë nga jeta një infermier nga Mati Nerim Vaçi. Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegeve” ishte njoftimi i parë nga shoqata.
Burimi: SyriNet
A.B.