Partia opozitare VMRO-DPMNE ka dorëzuar në Kuvend nismën për shfuqizimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë. Bashkë me mbi 100 mijë nënshkrimet e mbledhura, kjo nismë lëshohet në procedurë parlamentare meqë partia opozitare e cilëson ligjin për regjistrim si mashtrim dhe operacion politik dhe jo statiatikor.
“Interesimi i lartë i qytetarëve për dhënien e nënshkrimeve tregon se sa shumë qytetarët duan një operacion të vërtetë statistikor për numrin real të popullsisë rezidente në vend dhe jo një operacion të realizuar mbi bazën e një marrëveshje mes partnerëve të koalicionit në pushtet”, deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Deri tani, asnjëra nga partitë tjera parlamentare nuk është vendosur në mbështetje të nismës.