Nismën e Zaevit për votëbesimin e Qeverisë opozita e konsideron si përpjekje për t’i ikur debatit. Sipas tyre, nisma duhet të ishte dorëzuar në mënyrë tjetër ku deputetët do të mund të debatonin.
“Ju nuk kishit fuqi dhe guxim të kërkoni në bazë të nenit i cili parashikon debat 3 ditë në Kuvend ku do t’i thoshim të gjitha anomalitë e kësaj Qeverisë. Duke ikur nga vlerësimi i opinionit doni ta mbuloni mosfurnizimin me vaksina, vdekshmërinë e lartë dhe atë që ministri i cili është për luftë kundër korrupsionit, u thotë mediave, duhet të flisni çka ju them unë sepse unë ju mbaj me para”, deklaroi Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së
“Ishte veprim i përshpejtuar. Qeveria mundohet të fshehtë të gjithë keqpërdorimet për këto 4-5 muaj që kanë të bëjnë me korrupsionin, dështimet në arsim, ndarjen e buxhetit, etj. T’i kujtojmë të gjithë se shqiptarëve u shkelen të drejtat kushtetuese për protestë. Kjo qeveri që luan rolin e një qeverie policore pengon protestë të qetë”, deklaroi Skender Rexhepi, koordinator i grupit parlamentar të Koalicionit ASH-AAA.
Lexo: Zaevi kërkon votëbesimin në Kuvend
A.B.