Kryeministri Zoran Zaev kërkoi që Kuvendi të votojë votëbesimin e Qeverisë. Nisma nuk ishte paralajmëruar dhe paraqitja e Zaevit para deputetëve nuk ishte e pritur. Megjithatë, ajo erdhi pasi opozita prej kohësh e akuzon se nuk ka shumicë në Kuvend.
“Kur çështjen e votëbesimit të Qeverisë e kërkon kryeministri me gojë në seancën e Kuvendit, për të votohet menjëherë në të njëjtën seancë. Ta shohim në vepër atë gjoja shumicë të opozitës e cila gjoja do ta rrëzojë këtë pushtet. Është momenti ta shohim se për çfarë bëhet fjalë. Përskaj të gjitha përpjekjeve për bllokime dhe pengesa nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, qytetarët çdo ditë janë të ekspozuar ndaj gënjeshtrave për shumicë të re”, deklaroi Zaevi para deputetëve.
A.B.