Nëntë ushtarë u vranë dhe katër u plagosën kur një helikopter ushtarak u rrëzua në Turqinë lindore, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.
Helikopteri u rrëzua në qytetin Tatvan në provincën e Bitlis, i cili është kryesisht i banuar nga kurdë, raporton AP.
Rasti është raportuar si aksident por nuk janë dhënë më shumë sqarime.
Burimi: KosovaPress
A.B.