Deputeti Arbër Ademi thotë se me votëbesimin ndaj Qeverisë u konfirmua se qeveria ka legjitimitet të plotë ashtu siç e mori legjitimitetin më 15 korrik për të realizuar atë program për të cilin u votua nga qytetarët më 15 korrik.
“Dje u konfirmua se opozita është e çorientuar, është e çorganizuar sepse për tre ose katër muaj më radhë kemi dëgjuar se si nuk ka shumicë parlamentare, se si shumica parlamentare është në këmbë të qelqta, se si ata do të iniciojnë procedurë për mosbesim të Qeverisë dhe se si ata do të formonin shumicë të re parlamentare. Besoj se dje ishte një veprim i nevojshëm, e pse të mos të themi edhe i domosdoshëm i kryeministrit. Dje u konfirmua se Qeveria ka legjitimitet të plotë, ashtu siç e mori legjitimitetin më 15 korrik, për të realizuar atë program për të cilin u zgjodhën nga qytetarët“, deklaroi Ademi para gazetarëve.
A.B.