December 9, 2022

Burrnesha shqiptare: Kam lindur vajzë po gjithë jetën jam ndjerë burrë

Burrneshat (të njohura edhe si virg j ëreshat e betuara) i përkasin një tradite që u krijua dhe u zhvillua përgjatë një periudhe disashekullore, por që vazhdon të jetë e pranishme edhe sot, kryesisht në disa zona periferike të veriut të Shqipërisë. Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte e ftuar burr nesha, Diana Rakipi, e cila njihet ndryshe si Lali. Kjo e fundit tha se nuk është penduar asnjëherë për vendimin e saj, pasi “janë betime që janë bërë dhe nuk kthehen më pas kurrë”.

“Ajo është zgjidhja e imja. Unë jam ndjerë djalë që kur kam lindur. Nuk kam veshur kurrë fustan, nuk e di se çfarë është”, tha Lali, e cila shtoi se familja e saj e ka aprovuar menjëherë vendimin që do bëhej burrneshë. “Mamanë e kam prej Gjakove. Stërgjyshi im ka qenë njeri i zgjedhur i Zotit, i kam me fakte. Kur kam lindur unë, më thoshte gjyshja se stërgjyshi ka thënë: ‘Në fisin filan lindi djalë’.