Enti Shtetëror i Statistikës njofton se dinamika e regjistrimit po shkon mirë. Shifrat tregojnë se deri më tani janë regjistruar më shumë se 22,000 njerëz nga diaspora. Por, nga ky institucion ftojnë të mos vazhdohet me publikimin e lajmeve të rreme për parregullsi të caktuara.
“Gjatë kësaj periudhe, publiku ishte i ekspozuar ndaj një serie spekulimesh dhe keqinformimesh në lidhje me operacionin më të rëndësishëm statistikor. Ne paralajmërojmë edhe një herë të mos jepen informacione të rreme se gjoja 13 zero mund të ishin futur në aplikacion në fushën e numrit të identitetit. Kjo nuk është e mundur, dhe as nuk kemi parë ndonjë provë të diçkaje si kjo”, komunikojnë nga ky institucion.
Nga ky institucion theksojnë se plotësimi i të dhënave të pavërteta është përgjegjësi e vetë qytetarit.
“Çdo individ është i detyruar me ligj të fusë të dhëna të sakta dhe të verifikuara. Të dhënat e futura nga një adresë tjetër IP përmes lidhjes VPN në Aplikacionin e Vetë-Regjistrimit nuk paraqesin një rrezik shtesë për Aplikacionin, por përgjegjësi për vetë regjistruesin. Kompania që zhvilloi Aplikacionin për vetë-regjistrim në përputhje me Ligjin për Regjistrimin, e bëri atë sipas standardeve botërore dhe nuk mund të jetë përgjegjëse për plotësimin e gabuar të të dhënave nga vetëregjistrimi. Kjo, theksojmë edhe një herë, është përgjegjësi e vetë qytetarëve që fusin të dhënat e tyre, gjë që përcaktohet me ligj”, thonë nga Enti i Statistikës.
A.B.