‘Grafa Etnike’, Kasami pastron dilemat: Jemi marrë vesht me LSDM-në!

I ftuar në Rruga Drejt në Alsat M, Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami i pyetur për grafën etnike tha se qysh në ndryshimet kushtetuese jemi marrë veshë për ligjin për letërnjoftime dhe se Kryeministri nuk ka ndryshuar asnjëherë qëndrim. Ne si Lëvizje jemi të vendosur për këtë ligjë dhe se besojmë se me tejkalimin e amandamenteve të kota të së Majtës, të dalë në votim e të votohet dhe shqiptarët ta gëzojnë këtë të drejtë.