December 5, 2022

Mickoski-Zaevit: Vodhët pak kohë si frikacak dhe manipulues

Kreu i opozitës Hristijan Mickoski e quan frikacak dhe manipues Zaevin që kërkoi votëbesimin e Qeverisë, pa debat.

“Është e trishtë që Kryeministri të jetë është frikacak dhe manipulues. Ditën e parë pas një muaji, ai mundi të mbledhë shumicën në parlament, kështu që përdor një “bashllëk” në ligj, për të kërkuar me gojë mbështetjen e shumicës pa asnjë diskutim dhe pa ndonjë njoftim paraprak. Ky është kapaciteti demokratik i Zoran Zaev dhe LSDM-së në pushtet! Jo vetëm deputetët u mashtruan dhe manipuluan, por edhe i gjithë populli maqedonas. Por nuk do të vonojë shumë Ju keni vjedhur ca kohë, por ajo është gjithçka që do të vidhni nga populli maqedonas”, shkruan Mickoski në “facebook”.

Mickoski prej ditësh është në izolim për shkak të infektimit me koronavirus. Ndërkohë Kuvendi dje me 62 vota “për” votoi besimin ndaj Qeverisë Zaev. 

A.B.