Ministria për shoqëri informatike dhe administratë i prin listës së raportit “Vlerësimi i qeverisjes së mirë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes indeksit të shkallës së hapjes”. Këtë e bëri të ditur ministri Jeton Shaqiri.
“Indeksi i shkallës së hapjes mat performancën e pushtetit ekzekutiv dhe Kuvendit në fushën e qeverisjes së mirë duke u përqendruar në katër shtylla: (1) aksesueshmëri (2) vetëdije, (3) integritet dhe (4) transparencë. Shkalla mesatare e hapjes së ministrive në RMV në vitin 2020 është 56%, dhe ministria e radhitur më lartë është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës”, shkruan ministri Jeton Shaqiri.
Ky vlerësim u përgatit nga Fondacioni Metamorfozis dhe Rrjeti ACTION SEE nën Projektin e Pjesëmarrjes Qytetare (CEP) me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në sinergji me një projekt të financuar nga Fondi Nacional për Demokraci (NED).
A.B.