MPB: Prindërit të vëzhgojnë aktivitetin e fëmijëve në Tik Tok

Ministria e Punëve Brendshme u bën apel qytetarëve, posaçërisht prindërve që t’u kushtojnë vëmendje aktiviteteve të fëmijëve të tyre në rrjetet sociale.

Interpol, njoftoi sot Ministria e Brendshme, informon publikun se në profilet e rrjetit social “Tik Talk” në Rusi dhe Izrael ka pasur thirrje për vetë-dëmtim të të miturve.

“Sipas njohurive aktuale, thirrjet e tilla nuk vijnë nga profilet në territorin tonë ose nga vendet fqinje, por ne u bëjmë thirrje për vigjilencë dhe mbikqyrje për të shmangur ndonjë efekt anësor”, komunikojnë nga MPB-ja.

A.B.