Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa komenton përsëri pretendimet e shumicës se mund të zgjerohet me deputetë të tjerë. Sipas Skender Rexhepit, deputetët e këtij subjekti nuk nuk janë në shitje.
“Qeveria dëshmoi se nuk i beson shumciës dhe shmangu debatin e opozitës për punën e tyre. Për gjashtë muaj është ulur çdo standard jetësor, është ulur standardi ekonomik, është rritur papunësia, mungojnë vaksinat, etj.
Qeveria nuk kishte guxim të përballet me argumentet e opozitës për të gjitha dështimet gjashtëmujore. Gjashtë muaj dēgjojmë vetëm se deputetë të opozitës do të kalojnë në shumicë. Kjo lojë duhet të përfundojë. Deputetët e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nuk janw në shitje dhe nuk janë në dispozicion për asnjë lloj matematike.”, shtoi Rexhepi para gazetarëve në Kuvend.
A.B.