Udhëtimet turistike gjatë pandemisë, interesim i lartë për në Zanzibar

Agjencitë turistike në vend me të madhe ofrojnë Zanzibarin dhe destinacionet e tjera ekzotike si Maldivet, Karaibet ose Meksikën. Disa nga turnetë janë aq të mbushura sa që vendet e lira mund të numërohen në gishta. Çmimet variojnë rreth një mijë euro për person përfshirë edhe transportin. Por, pas njoftimeve nga Ministria e Shëndetësisë se Komisioni për Sëmundjet Infektive do të propozojë karantinë të detyrueshme 14 ditore për të gjithë personat që vijnë nga Afrika, lind pyetja se si do të organizohen disa nga këto turne?

“Agjencitë e udhëtimit duhet të kompensojnë humbjen që pësuan vitin e kaluar dhe ato humbje ende vazhdojnë. Ata gjejnë vende ku masat janë pak më të lirshme ose aspak nuk ekzistojnë, me qëllim për ta mbajtur biznesin e turizmit”, thotë Kliment Naumov, udhëheqës turistik.

Alarmi për rrezikun e futjes së disa prej varianteve të reja të koronavirusit në vend është aktivizuar këto ditë për shkak të mutacionit më agresiv të koronavirusit nga rajoni i Afrikës së Jugut.

Burimi: Alsat

A.B.