Shumica dhe opozita u përplasën përsëri pas votëbesimit të djeshëm të Qeverisë. Sipas deputetit të LSDM-së Kostadin Kostadinov, votimi konfirmoi stabilitetin e shumicës e cila, madje është në rritje.
“Shumica parlamemtare është e sigurtë dhe me tendencë për t’u zgjeruar. U vërtetua siguria e pushtetit dhe përçarja e opozitës. Për hirë të së vërtetës, deputetët e VMRO DPMNE-sw dje ikwn nga salla. Ky ishte votëbesimin pa asnjë votë kundër. VMRO-DPMNE në krye me Mickoskin pësuan disfatë. Si fluska sapuni u zhdukën gënjeshtrat që thonë prej muajsh për gjoja shumicë të re. Depuetetët e opozitës të tregohen të logjikshëm dhe të fillojnë të punojnë në interes të qyyetarëve”, deklaron Kostadin Kostadinov, deputet i LSDM-së.
Ndërkohë nga VMRO-DPMNE-ja thonë se votimi dështoi se Zaevi s’ka besim te deputetët e shumicës.
“Dje u shpejtua të votohet votëbesim i Qeverisë që të mos mundet të debatohet për problemet kryesore në vend. Zaev vetëm tregoi se nuk ka besim te deputetët e tij dhe te shumica e tij dhe i vendosi ato në test. E porosisim Zaevin se politikës së tij “blej një ditë më shumë” i shihet fundi. Me votimin e djeshëm ra në ujë dhe një gënjeshtër më shumë, ajo është se deputetë të opozitës mund t’i bashkohen shumicës”, deklaroi koordinatori i grupit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
A.B.