December 5, 2022

Zaev: E ndiej për detyrë ta zhbllokoj Kuvendin

Nga Shtipi, kryeministri Zoran Zaev tha se ndihet i obliguar të zhbllokojë ligjet që kanë ngecur pa miratuar në Kuvend dhe që janë të rëndësishme, pas votëbesimit që i dhanë deputetët.

“Unë tregoj se sa është i keq bllokimi që ndodh në Kuvend. Sii kryetar i Qeverisë nuk do ta toleroj këtë. Normalisht, me nderin që mora sa i takon besimit, mora edhe përgjegjësinë për zhbllokimin e Kuvendit, sigurisht, me bazë ligjore, nëpërmjet Rregullores, nëpërmjet debatit. Këto ditë do të prezantoj edhe politika të reja. LSDM-ja në mënyrë afatgjate mendon për politika të reja për të cilat do të flas në ditët dhe muajt e ardhshëm me qëllimin për përparim më të madh, efikasitet më të madh, bashkëpunim, inkluzivitet, kolegialitet dhe bashkëpunim në nivel të arritjes së konsensusit për sa më shumë çështje që është e mundur. Besoj se këtë mund ta arrijmë por sigurisht të gjitha këto janë sfida që na presin”, thotë Zaev.

Megjithëse Zaev nuk heq dorë nga përpjekjet për zgjerimin e shumicës, beson se edhe me 62 shumica është e qëndrueshme.

Zoran Zaev,

“Më mirë është shumica të jetë më e madhe se 62, është më lehtë. Por edhe kështu mbahet, besoj se do të mbijetojë katër vite”, shtoi kryeministri.

A.B.