Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë mbledhur në selinë e partisë në kryeqytet.
Takimi është thirrur nga kryetari Isa Mustafa, i cili ka paralajmëruar dorëheqjen një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme paralamentare, nga të cilat LDK-ja shënoi rezultatin më të dobët në historinë e saj.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e njëkohësisht anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa ka thënë se janë mbledhur për të diskutuar “vetëm detajet teknike për 14 mars”, kur do të mblidhet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së për ta zgjedhur kryetarin e ri.
Në selinë qendrore të LDK-së ka mbërritur edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili në zgjedhjet e fundit ishte kandidat i kësaj partie për të njëjtën pozitë.
Më 14 mars, 355 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat do të mblidhen për ta dhënë votën e tyre. Atë ditë zyrtarisht do të dihet zyrtarisht kush janë kandidatët për kryetar.
Burimi: SyriNet
A.B.