Bashkësitë fetare kyçen në fushatën për regjistrimin

Bashkësitë fetare në vend, të përfaqësuara nga KOM, BFI, si dhe Kisha Katolike, u përfshinë në promovimin e funksionimit të regjistrimit në diasporë. Në takimin e sotëm me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u ra dakord që njerëzit e parë të bashkësive fetare të japin udhëzime për misionet e tyre në vend, por edhe në diasporë, për të informuar dhe inkurajuar besimtarët që të përfshihen në regjistrimi.

“Krerët e KOM-it dhe BFI-së dhe Kishës Katolike që sot do të informojnë misionet e tyre në botë për të komunikuar në mënyra të ndryshme me besimtarët e tyre për t’u përfshirë në këtë proces,” tha Osmani.

Burimi: Alsat

A.B.